Rama: “Termokos” gati për fillimin e sezonit të ngrohjes dhe zgjerimin e rrjetit në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me kryeshefin ekzekutiv të “Termokos”, Fisnik Osmani, dhe bordin e drejtorëve, ku u diskutuan projektet kapitale të ndërmarrjes.
“Projekti “Solar4Kosova” u theksua si një prej nismave kryesore që synon transformimin e sistemit të energjisë termike në kryeqytet”, shkroi ai.
Rama njoftoi se prioriteti mbetet zgjerimi i rrjetit të ngrohjes, për të mbuluar të gjithë Prishtinën duke ofruar një furnizim më efikas dhe miqësor me mjedisin.
“Po ashtu, përgatitjet për sezonin e ngrohjes 2024/2025 janë përfunduar, me fillimin e tij të planifikuar për 15 tetor”, ka përfunduar ai. /Kosova.info/
