Vendimi i qeverisë për mallrat serbe, ironizon Besian Mustafa: “Shef u dorëzova”, “Hekuran rriti pensionet”

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka bërë një ndërlidhje rreth vendimin për ndryshimin e masave për mallra serbe në pikën e Merdares dhe konferencës që mbajti kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministrin e Financave Hekuran Muratin.

Mustafa ka improvizuar një dialog imagjinar ndërmjet Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe kryeministrit Kurti, me anë të së cilit thotë se vendimi për rritjen e pensioneve është veç një tentativë për të mjegulluar mendjen e qytetarëve.

Statusi i plotë i Mustafës:

Sveçla “shef u dorëzova, ua qela kufinin mallrave të Serbisë!”

Albini “Hekuran, gjuje do mjegull qaty, rriti pensionet, ja shtesat për fmi, ja… bon diçka, bone mjegull qy!!!”

Go to TOP