Eksperti britanik: Si mund t’i ngritët monument Amfilohijes, që priti kriminelin e luftës Arkanit në manastir

Amfilohije është një nga figurat qendrore të Kishës Ortodokse Serbe gjatë luftërave në rajon në vitet 1990. Kështu ka thënë Andreja Bogdanovski, ekspert i Ortodoksisë nga Britania e Madhe.

Lidhur me vendimin e Malit të Zi për t’i ngritur një monument në Berane, Bogdanovski kujton në një artikull për portalin “Divinediplomacy.com” (divinediplomacy.com) se “Amfilohije priti kriminelin e luftës Arkan në manastirin e Cetinjes me anëtarë të njësise paraushtarake Tigrat”.

“Në prill 1992, Amfilohije mbështeti haptazi përpjekjet për të bashkuar ‘të gjitha vendet serbe’, që do të përfshinte Malin e Zi, por edhe pjesë të Bosnjës dhe Kroacisë. Ai kundërshtoi ashpër idealet e sovranitetit malazez dhe mbrojti mbajtjen e vendit pranë orbitës serbe. Ai e mohoi veçantinë kombëtare malazeze”, thotë Bogdanovski.

“Ai shkaktoi përçarje në Mal të Zi dhe në mbarë Ballkanin”, thotë Bogdanovski.

Go to TOP