Zogaj shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik: të kemi kujdes maksimal në rrugë
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjet dhe të afërmit e të rinjve që humbën jetën në një aksident tragjik.
“Është një moment i rëndë për të gjithë ne, sidomos kur humbim jetë të reja me kaq shumë potencial dhe shpresa. Lutem që familjet e tyre të gjejnë forcë në këto çaste të vështira,” tha Zogaj.
Ai gjithashtu bëri thirrje për kujdes maksimal në rrugë, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë dhe sigurisë në trafik. /Kosova.info/
