Muharremi kritikon LVV: Deficiti dhe inflacioni po shkatërrojnë ekonominë e Kosovës, qeveria shmang problemet kryesore
Shenoll Muharremi, analist dhe kritik i shquar i politikave ekonomike të Qeverisë Kurti, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si menaxhohet ekonomia e vendit.
Gjatë ndjekjes së Panelit Ekonomik të LVV nga Këshilli i Përgjithshëm, Muharremi vuri në dukje se diskutimet po anashkalojnë problemet thelbësore të deficitit tregtar dhe të inflacionit.
“Kosova po humb 50% të ekonomisë së saj përmes deficitit tregtar, duke nxjerrë jashtë vendit 5 miliardë euro në vit”, ka shkruar ai.
Sipas tij, panelistët fokusohen në grumbullimin e taksave nga inflacioni, ndërkohë që qytetarët po përballen me çmime astronomike që kanë dëmtuar fuqinë blerëse dhe mirëqenien e tyre. /Kosova.info/
