Blerta Kllokoqi Rugova: Mundohem t’i vetëdijesoj njerëzit t’i shohin zhvillimet politike me sy kritik, Kosova është projekt afatgjatë
Blerta Kllokoqi Rugova ka qenë e ftuara e radhës në “podcast” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kllokoqi-Rugova e cila është edhe bashkëshortja e djalit të ish-presidentit Rugova, Ukë Rugovës, ka treguar edhe për aktivizimin e saj të fundit në rrjete sociale dhe marrjen me zhvillimet politike në vend.
Blerta Kllokoqi-Rugova në këtë intervistë ka thënë se duke qenë pjesë e skenave e prapaskenave të politikë dhe situatave të ndryshme, e ka parë të arsyeshme për të vetëdijesuar sadopak njerëzit që zhvillimet politike t’i shohin me sy kritik.
Ajo ka thënë se Kosova s’është një plan ditor, por një planifikim afatgjatë.
“Muajt e fundit kam filluar të jem më aktive në rrjete sociale. Duke qenë pjesë e skenave dhe prapaskenave të politikës, situata të ndryshmeve të politikës, jam mundu sadopak me i vetëdijesu njerëzit që zhvillimet politike me i pa me një sy kritik. Kosova s’është plan ditor, është plan afatgjatë, është plan shumë vjeçar”, ka thënë ajo.
