Hajra kritikon partitë politike për mungesën e intelektualëve dhe guximtarëve në opozitë

Aktivisti politik Naim Hajra ka bërë thirrje për ndryshime në qasjen e partive politike, veçanërisht atyre në opozitë, duke theksuar rëndësinë e intelektualëve dhe guximtarëve në promovimin e kauzave politike.

Ai kritikoi liderët për rrethimin me “oborrtarë, vazalë dhe servilë,” duke argumentuar se suksesi politik nuk mund të arrihet me njerëz pa dije, kompetencë dhe guxim.

“Pretendimi për të shtyrë agjenda me njerëz inferiorë është si të presësh metronë në Komoran – nuk vjen kurrë,” përfundoi Hajra. /Kosova.info/

Go to TOP