Çeku akuzon Osmanin për përdorim të padive për shpifje si metodë shantazhi

Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka ngritur akuza të forta ndaj kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani duke e akuzuar atë për përdorimin e padive për shpifje si një metodë shantazhi dhe presioni.

Sipas tij, një padi e ngritur kundër tij me vlerë 2 mijë euro, që ai beson se është e orkestruar nga njerëzit e Osmanit, është një përpjekje për t’u mbrojtur në mungesë të kundërargumenteve.

Çeku pohon se Osmani fillimisht kishte tentuar të bëjë një kallëzim penal në lidhje me emailet e kreut të BIA-s, por, pasi plani i dështoi, kaloi te padia për shpifje.

Ai gjithashtu akuzon një zyrtar të AKI-së, Driton Sejdiun, për kërcënime dhe shantazhe të vazhdueshme ndaj gazetarëve, përfshirë edhe një gazetare të “Klan Kosovës”.

Çeku shprehet se këto metoda janë të ngjashme me taktikat e përdorura, nga strukturat e UDB-së. /Kosova.info/

Go to TOP