Forumi Intelektual kërkon hetime urgjente dhe transparencë për tenderët sekretë
Në pesë muajt e fundit, Qeveria e Albin Kurtit ka nënshkruar 241 tenderë njëburimorë, duke shpërndarë mbi 21 milionë euro nga buxheti shtetëror pa garë dhe pa transparencë. Kjo praktikë po shqetëson qytetarët dhe ekspertët, duke ngritur pyetje rreth keqqeverisjes dhe abuzimit me fondet publike.
Forumi Intelektual ka bërë thirrje për hetime urgjente nga institucionet e drejtësisë për të identifikuar çdo keqpërdorin të mundshëm. Sipas tyre, tenderët njëburimorë, që shmangin konkurrencën e drejtë, krijojnë hapësira për korrupsion dhe favorizim të grupeve të ngushta.
Për të siguruar llogaridhënie, Forumi kërkon që Qeveria të ndalojë menjëherë këto praktika dhe të zbatojë standardet e transparencës, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë do të minojë besimin në institucione dhe do të dëmtojë zhvillimin e vendit. /Kosova.info/
