Rama: Inaugurohet këndi i ri i lojërave në Kopshtin “Botanika” në lagjen Mati 2

Sot, në lagjen Mati 2 të Prishtinës, u inaugurua këndi i ri i lojërave në Kopshtin “Botanika,” një projekt i realizuar falë bashkëpunimit mes USAID-it, përmes programit Kontrata Sociale, dhe Komunës së Prishtinës. Me një investim prej 30,000 dollarësh, ky projekt ka krijuar një hapësirë të sigurt dhe argëtuese për fëmijët e kësaj zone.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shprehu falënderimet e tij për z. Eric Bjornlund, Drejtor Ekzekutiv i Democracy International, për kontributin e rëndësishëm në këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e punës së përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët e qytetit. /Kosova.info/

Go to TOP