Takohen diplomatët amerikanë, Hovenier: Diskutuam për mbështetjen e Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në konferencën rajonale me Shefat e Misioneve, të mbajtur në Zagreb.

Hovenier është shprehur se në këtë konferencë është folur edhe për mbështetjen e ShBA-së, për siç thuhet, mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.

“Diskutime të dobishme me miqtë dhe kolegët dy ditët e fundit në Konferencën tonë Rajonale të Shefit të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, ka shkruar Hovenier në platformen “X”. /Kosova.info/


Go to TOP