Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi nga Gjilani.

Sipas njoftimit të policisë personi i kërkuar është Adnan Shkuri Cani, i kërkuar për veprën penale “rrëmbim”.

Policia po ashtu njofton se i dyshuari ka adresën e banimit në fshatin Llashticë.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kërkon ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar, Adnan (Shkuri) Cani. Datëlindja e tij është 02/09/1987 dhe adresa e banimit është në Fshatin Llashticë, Komuna e Gjilanit.

Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, është i lutur të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”.

Mund të na kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Numrat kujdestarë: 192; 038 508 07001

Policia siguronë se të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Kosova.info/

Go to TOP