Zogaj inspekton projektet e infrastrukturës në rrugën ‘Muharrem Fejza’ së bashku me ekipin e investimeve

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, së bashku me Drejtorin e investimeve kapitale, Krenar Xhaferi, dhe Dr. Izet Sadikun, vizituan rrugën ‘Muharrem Fejza’ për të vlerësuar projektet e infrastrukturës në këtë zonë.

Gjatë vizitës, ata u fokusuan në përmirësimin e rrugëve dhe të ndriçimit publik.

Përveç inspektimit të projekteve, Zogaj dhe ekipi patën një takim me banorët e zonës, ku diskutuan sfidat dhe prioritetet kryesore të tyre.

Nënkryetari theksoi se, angazhimi i Komunës është që investimet të përkthehen në përmirësime të dukshme, dhe të lehtësojnë jetën e banorëve të kësaj zone të dendur të Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP