Duke pastruar pushkën vrau nënën e tij
Një grua pesëdhjetë vjeçe nga Pishkorovaci ne Kroaci ka ndërruar jetë në ambulancë nga të shtënat me armë zjarri, për çka sipas policisë së Megjimurjes është marrë në mbajtje djali i saj dhe sipas informacioneve jozyrtare me shumë gjasa bëhet fjalë për aksident.
Policia është duke përcaktuar rrethanat e ngjarjes në vendbanimin rom në Pishkorovc, ndërsa 20-vjeçari është ndaluar për hetime penale.
Supozohet se ai ka qenë duke pastruar pushkën, kur ajo është fikur.
Më shumë informacion priten pas inspektimit. /Kosova.info/
