Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar Shqiptar, thirrje për forcimin e strukturave profesionale ndaj rrezikut të kontrabandës së kafshëve
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar Shqiptar Ervin Resuli ka reaguar mbi ngjarjet e fundit që përfshijnë kontrabandën e kafshëve dhe mungesën e shërbimit veterinar në Shqipëri.
Sipas Resulit, këto ngjarje tregojnë për nevojën urgjente të reflektimit dhe të përgjegjshmërisë nga profesionistët e sektorit veterinar.
Ai theksoi se mosveprimi dhe neglizhenca kanë krijuar terren për shkelje serioze që rrezikojnë sigurinë e shëndetit të kafshëve dhe të publikut.
Resuli i bëri thirrje kolegëve të tij të kërkojnë forcimin e strukturave profesionale për të garantuar një shërbim veterinar të fortë dhe të organizuar, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe kafshëve në Shqipëri. /Kosova.info/
