Gërvalla e Shakantu flasin për bashkëpunim ndërshtetëror

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u takua me Ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu me të cilën ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Eswatinit, duke hapur rrugë për bashkëpunim të ri.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se të dy bashkëbisedueset folën për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si fuqizimi i grave, promovimi i të drejtave të tyre dhe shkëmbimi i përvojave për përmirësimin e lidhjeve me diasporën në ekonomi, arsim dhe kulturë.

“Forcimi i lidhjeve me Eswatinin tregon qartë angazhimin e Kosovës për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të promovuar pozicionin tonë në skenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Go to TOP