Tryezë shkencore në Universitetin “Ukshin Hoti” për nder të kontributit të Akademik Eshref Ademaj

Më 21 shtator 2024, në ora 10:00, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren do të mbahet një tryezë shkencore e organizuar nga Instituti për Edukim dhe Politika Sociale. Kjo tryezë i është kushtuar kontributit të shquar shkencor dhe kombëtar të Akademik Prof. Dr. Eshref Ademaj, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes nga jeta të tij.

Në këtë ngjarje do të lexohen kumtesa të përgatitura nga bashkëpunëtorët dhe ish-studentët e akademikut të respektuar.

Pas përfundimit të tryezës, në ora 11:00 do të mbahet një aktivitet përkujtimor në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit, ku bashkëpunëtorët e Ademajt do të nderojnë jetën dhe veprën e tij. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është e hapur për të gjithë. /Kosova.info/

Go to TOP