Banimi social: Katër komuna nënshkruajnë marrëveshjet, 13 në proces

Ministri i Mjedisit, i Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjeve me 4 komuna për banimin e përballueshëm social.

“Dje dhe sot kemi nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Komuna e Gjilanit, e Podujevës, e Pejës dhe e Kamenicës janë komunat që e kanë nënshkruar marrëveshjen.

“Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë”, vazhdon njoftimi i Aliut. /Kosova.info/

Go to TOP