Pal Shtufi denoncon mashtrimet online: Kujdes nga faqet e rreme që publikojnë në emrin tim
Publicisti, Pal Shtufi, ka ngritur alarmin për një faqe të rreme në Facebook, e cila pretendon të jetë në emrin e tij dhe publikon aktivitetet e Presidentes Osmani me një saktësi shqetësuese.
Sipas Shtufit, kjo faqe është hapur nga persona të lidhur me listën “Guxo” dhe ka fyer publikisht individë të ndryshëm, madje duke iu dërguar mesazhe private fyese.
Shtufi ka bërë thirrje që të gjitha faqet e rreme që publikojnë në emrin e tij të raportohen menjëherë dhe ka sqaruar se ai zotëron vetëm një faqe zyrtare që nga viti 2009.
Ai shpreh keqardhjen për të gjithë ata që janë prekur nga këto mashtrime dhe kërcënime online. /Kosova.info/
