Krasniqi falënderon ambasadorin e OSBE-së për kontributin e tij në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti në një takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

“Gjatë mandatit të tij, ambasadori Davenport ka mbështetur institucionet e Kosovës dhe ka kontribuuar në avancimin e demokracisë, për çka PDK i shpreh mirënjohje të thellë”, ka shkruar ai.

Krasniqi e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe i uroi suksese në angazhimet e ardhshme, duke vlerësuar lart kontributin e tij për vendin. /Kosova.info/

Go to TOP