Abdixhiku në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve: Zbardhja e fatit të 1617 personave të zhdukur mbetet prioritet kombëtar

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi nevojën për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1617 personave që ende rezultojnë të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Ai riafirmoi angazhimin e LDK-së për të qëndruar pranë familjarëve të tyre dhe bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve në kërkim të së vërtetës.

Abdixhiku kërkoi që presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë të rritet për të gjetur viktimat dhe për të siguruar që krimet e së kaluarës të mos harrohen. /Kosova.info/

Go to TOP