Abdixhiku Përkujton Kolë Berishën në 3-vjetorin e ndarjes: “Një patriot dhe politikan i madh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar figurën e shquar të Kolë Berishës në trevjetorin e ndarjes nga jeta. Abdixhiku vlerësoi kontributet e Berishës si një patriot i orëve të vështira, ish-kryetar i Kuvendit dhe nënkryetar i LDK-së, i cili luftoi me përkushtim për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

“Kolë Berisha ishte një shtyllë e fortë e institucioneve tona dhe një zë i fuqishëm për aspiratat e popullit tonë,” tha Abdixhiku, duke theksuar bashkëpunimin e tij të ngushtë me presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Ai shtoi se vlerat e Berishës frymëzojnë ende sot dhe se Kosova është më e fortë falë njerëzve si ai, të cilët me guxim dhe vendosmëri i dhanë formë ëndrrës për liri dhe shtetësi.

“I përhershëm qoftë kujtimi për veprimtarin, Kolë Berisha!” përfundoi Abdixhiku, duke nderuar trashëgiminë e njërit prej figurave më të shquara të historisë moderne të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP