Ndalohet automjeti me targa të Serbisë, kapet duke kontrabanduar mallra

Njësia e TASK FORC-ës e ka ndaluar kontrabandimin me disa mallra në magjistralen Bujanocë-Gjilan, në fshatin Crep.

Gjatë një kontrolle, pasi është ndaluar një automjet, është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme të firmave të mbrojtura.

Për mallrat e lartshënuara nuk kishte asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjellë në mënyrë të kontrabanduar në Kosovë.

“Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP