Putini mori një vendim për përgjigjen ndaj sulmit të Ukrainës në Kursk: Të gjithë do të ndëshkohen rëndë

Ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë vendim për t’iu përgjigjur sulmit të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut dhe se përgjegjësit do të ndëshkohen rëndë.

“Unë ju them sinqerisht se presidenti (i Rusisë Vladimir Putin) ka marrë një vendim, jam plotësisht i bindur se të gjithë do të ndëshkohen ashpër për atë që ndodhi në rajonin e Kurskut”, tha Antonov, siç raporton RIA Novosti.

Më 6 gusht, forcat e armatosura të Ukrainës filluan një sulm në rajonin e Kurskut në Rusi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov, tha se përparimi ukrainas në atë zonë ishte ndalur.

Putin deklaroi më parë se regjimi i Kievit nisi një provokim të madh duke sulmuar rajonin e Kurskut dhe se po synonte pa dallim, duke përfshirë objektiva civilë.

Presidenti i Rusisë theksoi se, siç tha ai, “armiku do të marrë një përgjigje të denjë dhe se të gjitha qëllimet me të cilat përballet Rusia do të arrihen”.


Go to TOP