Çeku: Vizita e William Burns në Kosovë – Një paralajmërim i qartë për vijat e kuqe

Fitim Çeku, gazetar investigues, në një postim në facebook, hedh dritë mbi prapaskenat e vizitës së drejtorit të CIA-s, William Burns, në Kosovë. Kjo vizitë urgjente, që u mbajt pa paralajmërim, duket të jetë një sinjal i fortë i shqetësimeve të Uashingtonit për zhvillimet e fundit në Ballkan.

Çeku thekson se shefi i CIA-s i ka treguar vijat e kuqe presidentes Vjosa Osmani dhe drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Sipas tij, kjo është hera e parë që një drejtor i CIA-s viziton Kosovën për të dhënë një paralajmërim kaq të ashpër ndaj autoriteteve vendase.

Ai pyet: A duhej të lejonte Kosova që situata të arrinte deri në këtë pikë kritike, saqë të kërkohej një ndërhyrje e tillë nga ShBA?

Për Çekun, fakti që kjo po ndodh me një shtet të krijuar nga Amerika është një sinjal i qartë që autoritetet kosovare duhet ta marrin seriozisht.

Kjo vizitë, sipas tij, është një mesazh i fortë për liderët e Kosovës që të rishikojnë pozicionet e tyre për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në rajon. /Kosova.info/

Go to TOP