Xhaferi: Ndërtimi i rrugës “1 Tetori” do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në Velani

“Jemi në rrugën ‘1 Tetori’! Sot kisha nderin ta pres Kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhikun,” deklaroi Krenar Xhaferi, gjatë vizitës së tij në projektin e ndërtimit të kësaj rruge në Velani të Prishtinës.

Sipas Xhaferit, ndërtimi i rrugës do të krijojë mundësinë e një shkarkimi të komunikacionit për gjithë Velaninë dhe do të mundësojë komunikim më të lehtë nga rruga B, në drejtim të Velanisë dhe Tasligjes.

Ai shtoi se projekti përfshin të gjitha instalimet nëntokësore dhe se do të ketë shtegun e biçiklistëve, trotuarin, gjelbërimin, ndriçimin e shenjëzimin.

Me përfundimin e këtij projekti, Xhaferi është optimist se do të sigurohet qarkullimi më i lehtë i komunikacionit në këtë pjesë të Prishtinës. /Kosova.info/

Go to TOP