Çeku: Vizita e Drejtorit të CIA-s në Kosovë lidhur me shkelje të rënda të sigurisë kombëtare amerikane
Gazetari investigativ, Fitim Çeku, deklaroi se vizita e drejtorit të CIA-s në Ballkan nuk ishte për argëtim apo për marrëdhënie të mira, por për të trajtuar çështje të ndjeshme të sigurisë.
Çeku beson se një nga temat kryesore të diskutimit ishte përdorimi i ndikimit në AKI për të infiltruar informatorë brenda Ambasadës Amerikane në Prishtinë nga persona që ishin shpallur non grata në Kosovë, një shkelje serioze e sigurisë kombëtare të ShBA-së.
“Kjo është një shkelje e rëndë e sigurisë kombëtare të Amerikës”, ka shkruar ai. /Kosova.info/
