Indi: Të paktën 15 të vrarë, mbi 40 të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e ilaçeve
Të paktën 15 persona u vranë dhe gati 40 u plagosën të mërkurën në një shpërthim në një fabrikë farmaceutike në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh, tha një zyrtar i qeverisë së qarkut.
“Të plagosurit janë dërguar në spitalet aty pranë duket se ka pasur një shpërthim në një reaktor kimik”, tha zyra e Krishnan për Reuters, duke shtuar se shpërthimi ndodhi gjatë drekës në njësi.
Kompania ende nuk i është përgjigjur një kërkese për koment. Qeveria federale ka urdhëruar një hetim mbi incidentin. Vitin e kaluar, dy persona vdiqën dhe pesë u plagosën në të njëjtin rreth, në një zjarr pas një aksidenti të ngjashëm në një reaktor Sahithi Pharma. /Kosova.info/
