Shefi i inteligjencës ushtarake izraelite jep dorëheqjen për sulmin e Hamasit

Shefi i inteligjencës ushtarake të Izraelit dha dorëheqjen sot, duke marrë përgjegjësinë për dështimin e vendit për të mbrojtur kufijtë e tij në një sulm të 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Gjeneralmajor Aharon Haliva, i cili kaloi 38 vjet në ushtri, njoftoi dorëheqjen e tij në prill dhe është një nga disa komandantët e lartë izraelitë që thanë se nuk e kishin parashikuar apo parandaluar sulmin më vdekjeprurës.

“Ishte faji im”

“Unë jam fajtor për dështimin e njësive të inteligjencës”, tha Haliva dhe bëri thirrje për një hetim për të studiuar dhe kuptuar arsyet që çuan në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Shefi i ushtrisë gjenerallejtënant Herzi Halevi dhe shefi i inteligjencës së brendshme të Shin Bet Ronen Bar morën gjithashtu përgjegjësinë pas sulmit, por kanë mbetur në postet e tyre ndërkohë që lufta në Gaza vazhdon. /Kosova.info/

Go to TOP