LDK: Shkolla në Fushë Kosovë në fazën e fundit të ndërtimit
Njëra nga tri shkollat e planifikuara për t’u ndërtuar në Fushë Kosovë, është në fazën e fundit të ndërtimit.
Kështu tha në një postim në Facebook, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Aty tutje thuhet se vlera e projektit është 600 mijë euro, dhe ka kapacitet për 600 nxënës të rinj.
