Dyshimet për trafikim me lëndë narkotike, shtetasi i Sllovenisë arrestohet në Prishtinë

Është arrestuar dje në Prishtinë një shtetas i Sllovenisë, nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 12.08.2024 – 21.00. Bazuar në urdhë-arrestin ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë është arrestuar një mashkull shtetas i Sllovenisë lidhur me veprën penale Trafikim me lëndë narkotike. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP