Joseph kritikon veprimet e Qeverisë Kurti: Tensionet në veri rrezikojnë paqen dhe interesat strategjike të Kosovës
Analisti dhe profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë, veçanërisht lidhur me veprimet e Qeverisë Kurti për mbylljen e pikave të postës serbe në veri të vendit. Joseph ka kujtuar një shkrim të kryeministrit Albin Kurti të publikuar në “The New York Times”, ku Kurti thekson rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe rrezikun që paraqet konflikti në Ballkan për sigurinë evropiane.
Sipas Joseph-it, veprimet e fundit të Kurtit janë “të njëanshme dhe të pakoordinuara” me Shtetet e Bashkuara dhe bien në kundërshtim me mesazhet e tij në artikullin e 5 korrikut. Joseph argumenton se mbyllja e postave serbe në mënyrën siç është bërë rrezikon paqen dhe u shërben interesave të Rusisë dhe Serbisë, duke e bërë më të vështirë integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës.
Joseph thekson se veprimet e Kurtit dëshmojnë rëndësinë e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, duke përforcuar se organizata mbetet vendimtare për stabilitetin e vendit. Ai bën thirrje që Kurti të tërhiqet nga veprimet e datës 5 gusht dhe të rikthehet tek fryma e artikullit të tij në “The New York Times”, duke ndjekur rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për të mos e lënë Kosovën si një protektorat të përhershëm të NATO-s. /Kosova.info/
Writing in The New York Times on 5 July, Kosovo Prime Minister Albin Kurti made several wise observations:
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) August 8, 2024
“Peace is hard work, and dynamic — it must be constantly maintained.”
“Conflict in the Balkans … draw[s] foreign players into this historically significant geopolitical…
