Qeveria ndau 10 mijë euro për testimin e urës së Ibrit
Ura e Ibrit që ndanë Mitrovicën Veriore me atë Jugore , do ti nënshtrohet një analize testuese për kapacitete për qarkullimin e automjeteve dhe kamionëve.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka përzgjedhur kompaninë e cila sipas dosjes së tenderit është “IPE-PROING” SH.P.K . Kjo kompani do të bëjë “Përcaktimin e kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë , me ngarkesa testuese” .
Vlera e kësaj kontrate është 9 mijë e 640 euro.

Sipas dosjes së tenderit e publikuar në platformën online E-prokurimi janë përcaktuar edhe kriteret që duhet ti plotësoj kompania fituese.
5 Paisjet e nevosjshme per testim:OE-duhet të posedoj të gjitha paisjet e nevojshme për testimin e Urës.
Ndërsa kamionët do të sigurohen nga MMPHI.
