Humbi një vit më parë, gjendet përmes çipit macja e turistit francez

Teknologjia ndihmoi në ribashkimin e një maceje të humbur para një viti e që kishte kaluar në një shtet tjetër.

Macja, e cila kishte humbur nga një turist francez në Bodo të Norvegjisë në korrik të vitit të kaluar, u gjet në një garazh në janar në gjendje të rëndë.

Identifikimi përmes çipit zbuloi se macja i përkiste një pronari francez, i cili kishte menduar se kafsha kishte vdekur.

Ky rast përbën një arritje të rëndësishme në mbrojtjen e kafshëve dhe është hera e parë që Shoqata Norvegjeze për Mbrojtjen e Kafshëve organizon riatdhesimin e një kafshe në këtë mënyrë.


Go to TOP