NYT: Bomba që vrau liderin e Hamasit u vendos në dhomën e tij dy muaj më parë
Sipas zyrtarëve të Lindjes së Mesme, bomba që vrau liderin e lartë të Hamasit, Ismail Hanija, ishte e fshehur për rreth dy muaj në shtëpinë ku ai qëndronte në Teheran, shkruan NYT.
Hanija ishte në kryeqytetin iranian për inaugurimin presidencial kur shpërtheu bomba e aktivizuar nga distanca, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe të truprojës së tij.
Vrasja, për të cilën akuzohet Izraeli, mund të çojë në një rritje të dhunës në rajon dhe të ndikojë në negociatat për paqe.
Zyrtarët iranianë kanë njoftuar për një sulm hakmarrës ndaj Izraelit pas incidentit. /Kosova.info/
