Haradinaj uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Një shtëpi e dytë për shumë shqiptarë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ambasadorin zviceran në Kosovë, z. Jürg Sprecher, dhe popullin zviceran për Ditën Kombëtare të Zvicrës.

Ai ka theksuar se Zvicra është një “shtëpi e dytë” për shumë shqiptarë dhe ka shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës në proceset e saj historike dhe ndërtimin e shtetit.

Haradinaj ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta dhe historike mes dy vendeve. /Kosova.info/

Go to TOP