Prishtinë: Vazhdon seanca gjyqësore për vrasjen tragjike të Lulzim Fejzullahut
Sot në ora 13:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj dy personave, atëherë të mitur, të cilët akuzohen për vrasjen e të riut 18-vjeçar, Lulzim Fejzullahu, ka shkruar avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi.
Luli, i cili kishte humbur të dy prindërit dhe ishte i vetmi mbajtës i familjes, u vra tragjikisht, duke lënë pas një motër dhe një vëlla në gjendje të rënduar emocionale dhe ekonomike.
Në muajin maj, Gjykata e Shkallës së Parë i dënoi dy të akuzuarit me 10 dhe 9 vite burgim, për një total prej 19 viteve. Familja e Lulit ka ngritur një fond për ndihmë për motrën dhe vëllanë e tij. Vendimi i gjykatës ka ngritur shqetësime për dënimin e pamjaftueshëm të të akuzuarve për vepra të mëparshme penale, që potencialisht mund të kishin parandaluar këtë tragjedi./Kosova.info
