Kurti: Nuk kam probleme me zemër, kur të kem do të njoftoheni

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka probleme me zemër, por kur të ketë do të njoftojë edhe të tjerët.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se tretmanin do ta marrë në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

“Së pari, unë kam fatin që nuk kam probleme me zemër, atëherë kur do të kem problem me zemër e di ku do të vijë. Edhe me zemër jam mirë, kur do të kem probleme me zemër do të njoftoheni edhe ju. Kur e kemi thënë parullën tonë me zemër e kemi thënë si zgjidhje politike dhe jo si problem shëndetësor”. ka thënë Kurti.

Go to TOP