Bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit protestuan kundër arrestimit të tij

Në Shkup veteranët dhe bashkëluftëtarët kanë protestuar kundër arrestimit të Blerim Ramadanit nga autoritetet maqedonase. Arrestimin e tij, protestuesit e kanë quajtur akt të papranueshëm, që i shërben Serbisë së Vuçiqit.

Veteranë dhe bashkëluftëtarë të Blerim Ramadanit protestuan sot para pallatit të gjykatave në Shkup, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm dhe tërheqjen e urdhër-arrestit të lëshuar nga Serbia.

 “Ne veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe heqjen e urdhër arrestit të regjimit të Vuçiqit dhe mospërsëritjen e vlerësimit të autoriteteve policore gjyqësore nën diktatin e Vuçiqit dhe Serbisë, kundër ushtarëve të UÇK-së”, tha Mevludin Bajrami, familjar i dëshmorëve.

Ai tha se ky akt 25 vjet pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri, barazi, demokraci dhe pavarësi është i papranueshëm.

Ish -ushtari i UÇK-së,Ramadani u ndalua më 17 korrik, në vendkalimin kufitar në Jazhincë ,bazuar në një fletë-arrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpolit.

Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Shkup ka caktuar 30 ditë paraburgim për Blerim Ramadanin. Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes, gjatë vitit 1999.

Go to TOP