Sot protestohet për Blerim Ramadanin, ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Maqedoninë e Veriut

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, u arrestua të mërkurën më 17 korrik, në Maqedoninë e Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Ndërkaq sot, me fillim nga ora 11:00 në kryeqendren e Maqedonisë së Veriut, në Shkup është paraparë të mbahej një protestë për të kërkuar lirimin e tij.

Ngjarja organizohet nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, dhe mbahet para Gjykatës Themelore – Shkupi 1.

Go to TOP