Rohde falënderon tifozët kosovarë për mbështetjen e ekipit gjerman
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares gjermane në Euro 2024.
“Faleminderit shumë, e dashur Kosovë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme për ekipin gjerman! Edhe pse ‘Die Mannschaft’ nuk është më pjesë e turneut, ne vazhdojmë të jemi nikoqir krenar të këtij EURO 2024 emocionues”, ka shkruar Rohde, teksa ka publikuar foto me tifozët kosovarë të veshur me fanellat e Gjermanisë.
Gjermanët u eliminuan në çerekfinale të Evropianit, ku pas vazhdimeve pësuan humbje nga Spanja, 2:1. /Kosova.info/
Faleminderit shumë, dear Kosovo🇽🇰, for your outstanding support for the German🇩🇪 team!⚽
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 5, 2024
Even though "Die Mannschaft" is no longer part of the tournament, we continue to be the proud hosts of this exciting @EURO2024! pic.twitter.com/vevwcqMlIg
