Kjo pije “fshatare” është shpëtuese për shumë sëmundje
Hirra është një nënprodukt i prodhimit të djathit. Prodhimi i organizuar industrial i hirrës filloi vetëm në vitet dyzet të shekullit të 20-të. Gjatë gjithë historisë, gjyshet e gjysheve tona e përdornin hirrën si ilaç dhe definitivisht nuk kishin gabuar!
Ajo që mund të keni dëgjuar dhe ajo që është e njohur gjerësisht prej shekujsh, është se hirra është ilaçi më i mirë natyral për mëlçinë.
Hirra përdoret për të gjitha problemet e mëlçisë, duke përfshirë mëlçinë e dhjamosur, mëlçinë e dëmtuar për shkak të sëmundjeve virale (hepatit, verdhëz), mëlçinë e fryrë dhe veçanërisht mëlçinë e rënduar nga konsumimi i tepërt i alkoolit, ushqimeve të yndyrshme dhe jo të shëndetshme.
Hirra nxit rigjenerimin e mëlçisë.
Terapia e hirrës kryhet në një periudhë më të gjatë kohore, duke konsumuar të paktën gjysmë litër, dhe mundësisht më shumë, hirrë çdo ditë.
Hirra do të kontribuojë në rigjenerimin, pastrimin dhe rikuperimin e mëlçisë së sëmurë nëse përdoret vazhdimisht dhe rregullisht.
Sigurisht, është shumë e rëndësishme të ndaloni veprimet dhe dietat e dëmshme që vazhdojnë të shkatërrojnë mëlçinë si alkooli, ushqimet me yndyrë të lartë dhe të përpunuara dhe substanca të tjera të dëmshme. /Kosova.info/
