Lajçak takohet me sekretarin e shtetit spanjoll për BE, flasin për dialogun

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos.

Ai tha se me Marcos vazhdoi “konsultimet e rregullta me shtetet anëtare të BE-së”, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi e çështje tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në platformën X. /Kosova.info/

Go to TOP