Forcat blu godasin fajdexhinjtë në shkallë vendi, 7 të arrestuar – deklarohet Sveçla

Njësitet e specializuara te policisë në një operacion të koduar kanë goditur në shkallë vendi aktivitetet kriminale të fajdeve, krim ky i cili në jo pak raste kanë quar në vrasje dhe plagosje. Kështu në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit, Policia e Kosovës ka realizuar dje dhe sot operacione në luftimin e aktiviteteve kriminale të fajdesë dhe detyrimit.

Për këtë u deklarua kreu i ministria e Brendshme Xhelal Sveçla ku sipas tij , deri më tani janë arrestuar 7 persona, që kanë qenë nën survejimin e policisë e të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.

“Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë”, ka thënë Sveçla.

Ai u bëri apel qytetareve që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale. /Kosova.info/


Go to TOP