Sot përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare
Sot në Podujevë do të bëhet përurimi i Stacionit të ri të Autobusëve, që do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare.
Kjo ngjarje është një prej aktiviteteve që janë pjesë e agjendës për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Podujevës.
Përurimi do të bëhet në orën 12:00.
