Fillon zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal kufitar Kosovë-Shqipëri

Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një videoje të postuar në Facebook.

Ai tutje njoftoi se në Morinë dhe Vërmicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufiri.

Go to TOP