Haradinaj bashkë me Rifat Jasharin: Gëzuar 25 vjet liri nga Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca solemne për 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës si dhe në nderim të vizitës së ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Të pranishëm në këtë seancë përpos deputetëve janë edhe figura të rëndësishme nga çlirimi i Kosovës dhe krijimi i historisë së vendit tonë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar një fotografi bashkë me Rifat Jasharin, duke uruar kështu 25 vjetorin e lirisë.

“Gëzuar 25 vjet liri!
Nga Kuvendi i Kosovës”. /Kosova.info/

Go to TOP