Tuppurainen: Mospranimi i Kosovës në KiE nuk i shërben stabilitetit
Deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryesuese e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, ka reaguar sot, pasi Kosova nuk u përfshi në agjendën e takimit të shefave të diplomacive evropiane të organizatës më të vjetër në botë, Këshillit të Evropës.
Tuppurainen, në një postim në platformën X, tha se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.
“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, shkruan deputetja Tuppurainen në X. /Kosova.info/
Europe faces a severe backlash as Kosovo is not accepted as member of the Council of Europe. Appeasing Serbias unjustified demands by France, Germany and Italy won’t serve our interests to enhance Western Balkan’s stability and EU integration. Kosovo is part of democratic Europe.
— Tytti Tuppurainen (@TyttiTup) May 17, 2024
