E lënduara në aksidentin e djeshëm në Suharekë po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë në Prizren
Ngasësja e veturës dhe pasagjerja që u lënduan në aksidentin e djeshëm u dërguan në Spitalin e Prizrenit për trajtim.
Derisa ngasësja u lirua pas tretmanit mjekësor, pasagjerja është ndaluar për trajtim të mëtejshëm.
Duke mos dhënë detaje për gjendjen e saj, shefi i emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti për Klankosova.tv bëri të ditur se tashmë ajo është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë në Spitalin e Prizrenit.
