Ambasadori britanik: Do të punojmë që Kosova të pranohet në KiE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ai tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave.

“E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë me Kosovën në hapat e ardhshëm për një vendim pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar Hargreaves në X.

Kosova është në pritje edhe të dritësh jeshile nga ana e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Votimi në këtë mekanizëm do të bëhet më 16 maj.

https://twitter.com/jonhargreaves67/status/1780872317268046237?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1780872317268046237%7Ctwgr%5Ef168fdc310bb47307ea9b99fd90ee1098275398a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F%3Fp%3D2289082
Go to TOP